RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 21.300 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-21.300-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori është rritur në 21.320, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra tha se 55.603 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

“Të paktën 210 njerëz u vranë dhe 360 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit”, shtoi ai.

Zëdhënësi tha se 312 mjekë janë vrarë dhe 104 ambulanca janë shkatërruar në sulmet izraelite, ndërsa 23 spitale dhe 142 qendra të kujdesit shëndetësor janë nxjerrë jashtë shërbimit.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga operacioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke e lënë atë në gërmadha, me gjysmën e banesave të dëmtuara ose të shkatërruara dhe gati 2 milionë njerëz të zhvendosur, të cilët po përballen me mungesë akute të ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

Deputeti britanik: Le të hapim dyert për njerëzit me aftësi të larta nga Gaza – VIDEO

rezart morina

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

admin

UNHCR dënon dhunën vdekjeprurëse ndaj civilëve në Siri

admin