RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rumania dhe Bullgaria pritet të hyjnë në zonën Shengen në mars 2024

rumania-dhe-bullgaria-pritet-te-hyjne-ne-zonen-shengen-ne-mars-2024

Anëtaret e Bashkimit Evropian (BE), Rumania dhe Bullgaria që nga viti 2007, pritet të hyjnë në zonën Shengen të lëvizjes së lirë me kufijtë ajrorë dhe detarë në mars të vitit 2024, tha të mërkurën qeveria rumune, raporton Anadolu.

“Më 23 dhjetor 2023, Ministria e Brendshme arriti marrëveshje politike së bashku me ministritë përkatëse të Austrisë dhe Bullgarisë në lidhje me zgjerimin e zonës Shengen me Rumaninë dhe Bullgarinë dhe zbatimin e marrëveshjes së Shengenit me Rumaninë dhe Bullgarinë për hapësirën ajrore dhe kufijtë detarë duke filluar nga marsi 2024”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Deklarata shton se negociatat dhe përgatitjet për shtrirjen e zonës Shengen në kufijtë tokësorë të dy vendeve do të vazhdojnë në vitin 2024. Për të materializuar marrëveshjen është i nevojshëm si hap i fundit aprovimi zyrtar nga të gjitha vendet anëtare, thuhet në deklaratë.

Zona Shengen aktualisht përfshin 23 nga 27 vendet evropiane, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin, që i lejon qytetarët të udhëtojnë lirshëm midis vendeve anëtare pa kaluar nëpër kontrolle kufitare.

Më herët, Austria, e cila argumentoi se rritja e fluksit të emigrantëve pa dokumente drejt Evropës dëshmon se zona Shengen nuk funksionon siç duhet, ndërsa Holanda, e cila këmbënguli që Bullgaria të ndërmerrte reforma gjithëpërfshirëse gjyqësore dhe kundër korrupsionit, për një kohë të gjatë bllokoi hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen.

Related posts

Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

admin

Ukraina do të krijojë qendrën e drithit në Kenia

admin

Gazetarët dhe kameramanët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq

admin