RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen 4 veta për posedim të narkotikëve

arrestohen-4-veta-per-posedim-te-narkotikeve

Në dy raste të ndryshme janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve, raporton teve1.info

Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë janë arrestuar tre veta në Skenderaj pasi në veturën e tyre i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.

“Skenderaj / 28.12.2023 – 02:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një persona, pasi në shtëpi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës, një pistoletë dhe para të gatshme.

“Mitrovicë Jugu / 28.12.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Related posts

Udhëtimi pa viza drejt Evropës – mbi 14 mijë aplikime brenda javës për t’u pajisur me pasaportë

admin

Iz’raeli su’lmon shkollën ku strehoheshin pa’lestinezë, 11 të vr’arë në Ga’za

Muhamet Ramadani

Zhvillime edhe sot: Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin

admin