RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave

policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-dy-personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen për përfshirje në një rast vjedhje e rëndë në Fushë – Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Related posts

SHBA, Britani, Australi me nëndetëse me energji bërthamore në përgjigje të Kinës

Muhamet Ramadani

OKB e shqetësuar nga thirrjet për migrim të civilëve nga Gaza

Muhamet Ramadani

Spanja del kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin