RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj zyrtarit shtetëror, merrte para për ushtrim ndikimi në vendimmarrje

aktakuze-ndaj-zyrtarit-shteteror,-merrte-para-per-ushtrim-ndikimi-ne-vendimmarrje

rokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të një ministrie në Kosovë pasi i njëjti dyshohet se ka marrë para për të ndikuar padrejtë në vendimmarrjen e zyrtarëve të kësaj ministrie.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Sh.K. akuzohet për veprën penale “ushtrim i ndikimit”, derisa është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës.

“Prishtinë, 29 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave”, thuhet në komunikatë.

Related posts

“Tanjug”: Serbëve në Kosovë u dalin në llogari pagat, por mungojnë dinarët

admin

Shifrat e Britanisë, mbi 100 mijë emigrantë kanë kaluar “La Manshin” me gomone

rezart morina

Hakan Fidan: Perëndimi të distancohet nga krimet e luftës izraelite

admin