RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Më 1 janar, Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit nga kuizi i BE-së

me-1-janar,-qeveria-organizon-udhetimin-e-pare-pa-viza-per-fituesit-nga-kuizi-i-be-se

Qeveria e Kosovës më 1 janar do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit nga kuizi i BE-së.

Aty prezent do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Me datë 1 janar 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin për media.

Konferenca do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga ora 10:30.

Related posts

Presidenti Lula: Brazili i dha botës një “mësim mbi demokracinë” me burgosjen e Bolsonaros

admin

I riu musliman shpëtoi 17 persona nga zjarri në Francë

admin

Presidenti turk dhe kryeministri malajzian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale

RTI