RTV AHIRETI
Lajme

I riu musliman shpëtoi 17 persona nga zjarri në Francë

i-riu-musliman-shpetoi-17-persona-nga-zjarri-ne-france

E gjithë Franca e admiron të riun mysliman Ezzedin Hamdi, i cili shpëtoi 17 persona, duke përfshirë një foshnjë, të bllokuar në zjarr.

Sipas mediave franceze, zjarri ka ndodhur në një ndërtesë dykatëshe në Francën Juglindore në Romans-sur-Isere.

Ezzedin Hamdi, i cili punon si bukëpjekës pranë ndërtesës, shpëtoi 17 persona. Pavarësisht flakëve, ky i ri trim ka hyrë me ndihmën e një shkalle nga dritarja dhe ka shpëtuar njerëzit.

Baptiste Davis, një nga zjarrfikësit, tha më vonë se flakët në ndërtesë arritën një lartësi prej pesë deri në gjashtë metra. Shkallët ishin djegur, kështu që ishte e pamundur të ngjiteshin.

Fatkeqësisht, nga zjarri u dëmtua edhe furra e Ezzedin-it. “Fournil de Jacquemart”.

Gazetarët thanë se një person që jetonte në banesën që mori flakë nuk donte të fliste me ta. Në vend të kësaj, ata vazhduan të thoshin “Ai i shpëtoi të gjithë”.

Shumë njerëz në lagje dhe në mediat sociale mendojnë se Ezzedin Hamdi është një hero dhe duhet t’i jepet Medalja e Nderit për heroizmin e tij.

Related posts

Kremlini me ultimatum: Wagner do të pushojë së ekzistuari

admin

Ekuador, rritet në 13 numri i viktimave nga tërmeti 6.7 ballë – VIDEO

rezart morina

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

admin