Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar Vasfije Krasniqin si e dërguar e posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Osmani tha se me rolin e saj të ri, Krasniqi do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Kam emëruar Vasfije Krasniqin si e dërguar e posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth”, ka shkruar Osmani në X.