RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra trupave nga Gaza

izraeli-njofton-per-terheqjen-e-mijera-trupave-nga-gaza

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.

Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti i luftimeve në disa zona në Gazë, veçmas në veri, ku ushtria tha se është afër që të marrë kontrollin operacional, shkruan REL.

Izraeli po përballet me presion nga aleati kryesor, Uashingtoni, që të ulë intensitetin e luftimeve.

Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.

Related posts

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Irfan Jahiu

Një histori gjenialiteti nga Gaza: kur çnjerëzorja sfidohet dhe me…fantazi!

RTI

Kryqi i Kuq: 204 milionë njerëz jetojnë në zona të kontrolluara ose të kontestuara nga grupet e armatosura

Muhamet Ramadani