RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra trupave nga Gaza

izraeli-njofton-per-terheqjen-e-mijera-trupave-nga-gaza

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.

Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti i luftimeve në disa zona në Gazë, veçmas në veri, ku ushtria tha se është afër që të marrë kontrollin operacional, shkruan REL.

Izraeli po përballet me presion nga aleati kryesor, Uashingtoni, që të ulë intensitetin e luftimeve.

Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.

Related posts

I riu palestinez humb jetën nga të shtënat në Deir Jarir pranë Ramallahut

Muhamet Ramadani

Hartohet teksti përfundimtar i projektrezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

admin

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Turqi, 10 persona humbin jetën, 39 të tjerë të plagosur

admin