RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Dhjetëra mijëra njerëz në Gaza vuajnë nga uria

okb:-dhjetera-mijera-njerez-ne-gaza-vuajne-nga-uria

Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Adnan Abu Hasna, tha se dhjetëra mijëra njerëz në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës janë duke vuajtur nga uria, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për Anadolu, Abu Hasna tha se për herë të parë që nga 1 dhjetori kur ka përfunduar “pauza humanitare”, në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës që janë nën sulme intensive të Izraelit, këtë javë kanë filluar të arrijnë ndihmat humanitare.

Ai tregoi se për rreth një javë çdo ditë hyjnë nga 5 deri 7 maunë me ndihma humanitare në qytetin e Gazës në pjesët qendrore dhe në rajonet veriore. “Dhjetëra mijëra njerëz vuajnë nga uria”, tha ai, duke shtuar se ndihmat nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat e njerëzve në rajon.

Duke thënë se kjo ndihmë mund të plotësojë vetëm 7 për qind të nevojave ushqimore dhe humanitare në rajon, Abu Hasna theksoi se ndihmat duhet të rriten.

Ai tha se ndihma nuk mund të shpërndahej vetëm një ditë në javë për shkak se ushtria izraelite hapi zjarr mbi kolonën e ndihmave, dhe vuri në dukje se ata do të vazhdojnë të dërgojnë ndihma edhe nëse hapet zjarr ndaj autokolonave.

Related posts

Presidenti i Kroacisë kritikon Perëndimin për dërgimin e armëve në Ukrainë

admin

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të paktën 47 palestinezë të vrarë gjatë bombardimit të shtëpive civile

rezart morina

Më shumë se 3 miliard euro, BE-ja miraton planin për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

admin