RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Kroacisë kritikon Perëndimin për dërgimin e armëve në Ukrainë

presidenti-i-kroacise-kritikon-perendimin-per-dergimin-e-armeve-ne-ukraine

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur çmenduri vendimin e anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë tanke në Ukrainë.

“Jam kundër që të dërgohen armë vdekjeprurëse atje. Kjo e zgjat luftën”, ka deklaruar Milanoviq, raportoi CNN-i të martën.

“Cili është qëllimi? Mosintegrimi i Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Ka po ashtu diskutime për ndarjen e Rusisë. Kjo është çmenduri”, ka shtuar ai.

Milanoviq, i cili është lider i shtetit më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, e ka kritikuar vazhdimisht Perëndimin për përfshirje në luftën e Ukrainës.

Javën e kaluar ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se “Rusia po i rregullon llogaritë me amerikanët përmes Ukrainës”, dhe se lufta do të mund të zgjidhej ndërmjet Washingtonit dhe Moskës.

Komentet e tij vijnë një javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë morën vendim për të dërguar në Ukrainë tanke të betejës. /koha

Related posts

Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e SHBA-së para ndonjë ofensive në Rafah

admin

Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së

rezart morina

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

admin