RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava mori pjesë në inaugurimin e projektit për qëndrimin ditor të të moshuarve në Vushtrri

myftiu-ternava-mori-pjese-ne-inaugurimin-e-projektit-per-qendrimin-ditor-te-te-moshuarve-ne-vushtrri

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit qëndrimin ditor të të moshuarve në Vushtrri, i ndërtuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë ceremoni morën pjesë shumë personalitete të ndryshme, nga fusha politike e fetare.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, tha se njeriu te Zoti do ta gjejë atë për çfarë është angazhuar dhe ka punuar në këtë botë, në të mirë të vendit, të fesë dhe të mirëqenies së njerëzve. “Puna e çdonjërit, nesër kur do të dalim para Zotit, do të shihet prej tij, prej pejgamberëve dhe prej të gjithë besimtarëve, andaj edhe këtë objekt që sot e kemi para vetes, sigurisht se është argumenti më i mirë, se kombi ynë ka një zemër bujare, si në të kaluarën ashtu edhe tash, dhe do të jetë gati gjithherë për të kontribuuar për të mirën e fesë dhe të kombit” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Ai më pas citoi hadithin e Pejgamberit a.s., i cili thotë se: “Nuk ka falënderuar Allahun ai i cili nuk i falënderon njerëzit”, duke shfrytëzuar rastin kështu që të falënderojë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar dhe kanë ndihmuar që të ndërtohet ky objekt, e posaçërisht një falënderim të veçantë ia dedikoi udhëheqësit të Shoqatës, z. Halil Kastratit.

Related posts

Qytetarët të mllefosur me grevën – nuk iu intereson Qeveria e as SBASHK-u, duan që mësimi të fillojë

admin

Shtohet spiunazhi rus dhe kinez në Gjermani! Nga lufta në Ukrainë, interesat ekonomike dhe sulmi ndaj demokracisë, ja motivet e tyre

admin

Kurti fton komunitetin joshumicë që aplikojë për punësim në institucionet publike

rezart morina