RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sërish nisin punimet në “Rrugën A”

serish-nisin-punimet-ne-“rrugen-a”

Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale ka vendosur për herë të dytë që të lejojë nisjen e punimeve në “Rrugën A” në kryeqytet, pasi shkalla e parë e gjykatës kishte pezulluar punimet.

Në aktvendimin e publikuar të mërkurën, Shkalla e dytë e Komerciales ka njoftuar se ka vendosur që të aprovojë ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komunës së Prishtinës dhe operatorit “Sallahu”, ndërsa ka refuzuar kërkesën e paditësit “Pro & Co Group” për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OSHP-së për tenderin e ndërtimit të kësaj rruge.

Në fund të nëntorit, Dhomat e Shkallës së Dytë të Komerciales kthyen lëndën për këtë rrugë në rivendosje e rishqyrtim në dhomën e shkallës së parë.

Në tetor, Komercialja pati shtyrë ekzekutimin e vendimit për ndërtimin e kësaj rruge, pas kërkesës së një kompanie ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit. LDK-ja në pushtet akuzonte Vetëvendosjen në pushtetin qendror për ndikim.

Pushteti në Prishtinë e ka cilësuar këtë rrugë si projektin më të madh deri tash. Kjo rrugë planifikon t’i lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e re.

Related posts

Ndjesa publike nuk mjafton/ Presidenti Trump nuk heq dorë nga padia për “BBC”

admin

“Asgjë nuk do të na ndalojë”- Kryeministri izraelit: Do të zhdukim brigadat e Hamasit në Rafah

admin

Rritet në 158 numri i punonjësve të agjencisë së OKB-së të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Muhamet Ramadani