RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

arabia-saudite-denon-sulmin-terrorist-ne-iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

Ajo i shprehu ngushëllime Iranit për të vrarët në shpërthime dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

Të paktën 103 njerëz u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.

Zyrtarët deklaruan se shpërthimet ishin sulm terrorist.

Soleimani u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

Related posts

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë del në gjyq për akuzat për abuzim të fondeve të BE-së, mediat zbulojnë skemën! Marine Le Pen: Nuk kemi shkelur asnjë rregull politik!

admin

Qindra iz’raelitë hyjnë në xha’minë Al-A’ksa

admin

SHBA-ja finalizon shkëputjen nga OBSH-ja

Muhamet Ramadani