RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

arabia-saudite-denon-sulmin-terrorist-ne-iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

Ajo i shprehu ngushëllime Iranit për të vrarët në shpërthime dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

Të paktën 103 njerëz u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.

Zyrtarët deklaruan se shpërthimet ishin sulm terrorist.

Soleimani u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

Related posts

Sfidat e reja të politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor! Analiza e DW: Nga vendosja e rajonit në plan të dytë në Bruksel, tek rikthimi i mundshëm të Trump

admin

Inteligjenca amerikane: Kina ofron teknologji dhe pajisje thelbësore për Rusinë

admin

Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

admin