RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri kroat, Plenkoviq: Sulmet e Rusisë forcojnë mbështetjen tonë për Ukrainën

kryeministri-kroat,-plenkoviq:-sulmet-e-rusise-forcojne-mbeshtetjen-tone-per-ukrainen

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq deklaroi se sulmet ajrore të Rusisë kohët e fundit kundër Ukrainës janë shtuar dhe se këto sulme forcojnë mbështetjen e Kroacisë për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Në seancën e qeverisë, Plenkoviq bëri një vlerësim lidhur me shtimin e sulmeve ajrore të Rusisë kundër Ukrainës.

“Rusia shënjestron infrastrukturën civile në Ukrainë. Sulmet e Rusisë forcojnë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Plenkoviq.

Ai theksoi se sulmet e Rusisë kryesisht ndaj Kievit dhe Kharkivit janë në kundërshtim me ligjin humanitar ndërkombëtar.

Në lajmet në median lokale të Kroacisë, paraqiten deklaratat e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe thuhet se Moska në 5 ditët e fundit ka kryer mbi 300 sulme raketore kundër Ukrainës.

Anëtarja e Bashkimit Evropian (BE), Kroacia është në mesin e vendeve që ofron mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Related posts

Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

admin

Ushtria e merr pushtetin edhe në një shtet tjetër afrikan

rezart morina

Pas vizitës në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan, Ndihmës Sekretari Robinson mbërrin në Kosovë

admin