RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton vendimin për largimin e stikersave për veturat me targa të Serbisë

qeveria-miraton-vendimin-per-largimin-e-stikersave-per-veturat-me-targa-te-serbise

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Ky vendim erdhi në mbledhjen 181-të të ekzekutivit që ishte elektronike.

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky vendim vjen pas atij të Qeverisë së Serbisë i marrë më 25 dhjetor të vitit 2022 që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS. Vendimi i Serbisë hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti.

Related posts

Shkon mbi 14 milion numri i ukrainasve që kanë kaluar në Poloni

admin

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së për ndihmë në Türkiye

rezart morina

Kurti hedh poshtë idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

rezart morina