RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York

dhjetera-te-plagosur-si-pasoje-e-perplasjes-se-dy-trenave-te-metrose-ne-new-york

Të paktën 24 persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York të SHBA-së, pasi njëri nga trenat ka dalë nga shinat, njoftuan mediat amerikane, transmeton Anadolu.

Një tren me rreth 300 pasagjerë është përplasur me një tren që ishte jashtë shërbimit në ishullin Manhattan, në metronë e New Yorkut, një nga rrjetet më të vjetra të metrosë në botë.

Pas përplasjes treni me pasagjerë ka dalë nga shinat dhe 24 pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Lidhur me incidentin kanë filluar hetimet.

Related posts

Rama mesazh për zgjedhjet në Turqi: Presidenti Erdoğan është një mik i mirë i ditëve më të vështira – VIDEO

Muhamet Ramadani

Krasniqi i reagon Lajçakut, e pyet pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit

admin

Një libralidhës në Gaza riparon dhe restauron kopje të Kuranit të dëmtuara nga sulmet izraelite

RTI