RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i BE-së, Borrell do të vizitojë Libanin

kryediplomati-i-be-se,-borrell-do-te-vizitoje-libanin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 5-7 janar do të vizitojë Libanin, njoftuan nga BE-ja, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës, sipas njoftimit, Borell do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë kryeministrin libanez Najib Mikati dhe ministrin e Jashtëm, Abdallah Bou Habib.

Gjatë vizitës së Borrellit do të diskutohen çështje të tilla si situata në Gaza dhe efektet e saj rajonale, veçanërisht në kufirin Izrael-Liban, rëndësia e shmangies së përshkallëzimit të tensioneve dhe vazhdimi i ndihmës humanitare për civilët.

“Borrell do të përsërisë rëndësinë e rritjes së përpjekjeve diplomatike me liderët rajonalë për të krijuar kushte për një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme për Izraelin, Palestinën dhe rajonin”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zëdhënësi i Netanyahut, Ziv Agmon, jep dorëheqjen pasi u përball me kritika për komentet e tij të ashpra

Irfan Jahiu

Shkurtimet e ndihmave detyrojnë mbylljen e klinikave në Sudan

admin

​Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në Llap, gjendja më e rëndë paraqitet në Pakashticë

admin