RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ancelotti: Bellingham është më i miri në botë

ancelotti:-bellingham-eshte-me-i-miri-ne-bote

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë të premten se Jude Bellingham është lojtari më i mirë në botë, një ditë para se Real Madridi ta nisë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Mbretit.

Madrilenët të shtunën në orën 21:30 e zhvillojnë në udhëtim tek Arandina ndeshjen e 1/16 së finales së “Copa del Rey”.

Arandina është skuadër e kategorisë së katërt të futbollit spanjoll.

Ancelotti ka thënë të premten se Bellinghami, i cili ka shënuar 17 gola në të gjitha garat në sezonin aktual, do të jetë pjesë e skuadrës së Realit, bashkë me Toni Kroosin, Aurelien Tchouamenin dhe Vinicius Juniorin.

“Bellingham po kalon formë të mirë. Ai ka bërë punë të mirë në pjesën e parë të sezonit, marrë parasysh se ai duhej të adaptohej në klubin e ri, kulturën dhe gjuhën e re. Për ne ai qartë se është më i miri”, ka thënë Ancelotti.

Real Madridi vitin e kaluar e fitoi trofeun e 20-të të Kupës së Mbretit, pasi mposhti në finale Osasunan me rezultatin 2:1.

Related posts

Bashkim Nurboja emërohet UD i Guvernatorit të BQK-së

rezart morina

Gjykata lëshon urdhërarrest për Marko Rashiq, i dënuar për vrasjen e Ivanoviqit

RTI

Raportohet për ushtarë të KFOR-it të lënduar në Zveçan

rezart morina