RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestina mirëpret njohjen e shtetësisë nga Armenia

pa’lestina-mirepret-njohjen-e-shtetesise-nga-armenia

Presidenca Palestineze dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) mirëpritën vendimin e Armenisë për të njohur shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate, të raportuar nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, “Presidenca Palestineze ka përgëzuar vendimin e Republikës së Armenisë për të njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës si një komb i pavarur dhe sovran”.

Presidenca shprehu vlerësimin e thellë për “këtë vendim të guximshëm dhe domethënës”, duke e parë atë si “një hap kryesor drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjes së paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Vendimi i mençur i Armenisë përputhet me parimet e zgjidhjes me dy shtete, një zgjedhje strategjike që mbështet vullnetin dhe legjitimitetin ndërkombëtar. Kjo njohje kontribuon pozitivisht në ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete, e cila përballet me sfida sistematike dhe promovon sigurinë, paqen dhe stabilitetin për të gjitha palët e përfshira”, tha presidenca.

Ndërkohë, Hussein Al-Sheikh, sekretari i Komitetit Ekzekutiv të PLO, gjithashtu vlerësoi pozitivisht njohjen e shtetit të Palestinës nga Armenia.

“Kjo është një fitore për të vërtetën, drejtësinë, legjitimitetin dhe luftën e popullit tonë palestinez për çlirim dhe pavarësi. Faleminderit Armenia mike”, u shpreh ai.

Më herët gjatë ditës, Armenia tha se e njeh shtetin e Palestinës.

Spanja, Norvegjia, Irlanda dhe Sllovenia e kanë njohur së fundmi shtetin palestinez.

Related posts

Këshilli i Evropës: Miliona rusë nuk do të mbrohen më tej nga konventa evropiane e të drejtave

admin

UNRWA njofton se ushtria izraelite shkatërroi ambientet e saj në Jabalia

admin

Itali, përleshje gjatë tubimit të ekstremistëve të djathtë dhe antifashistëve

admin