RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nderoi terroristët e vrarë në Banjskë, përjashtohet nga policia Sinisha Vasiq

nderoi-terroristet-e-vrare-ne-banjske,-perjashtohet-nga-policia-sinisha-vasiq

Nderimi i terroristëve të Banjskës në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq.

Pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjtë për terroristët e Banjskës, iu desh ta heq uniformën e Policisë së Kosovës.

Siç duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, veç dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, për çka burime të televizionit Dukagjinit, bëjnë me dije se Vasiq tashmë është përjashtuar nga policia.

Dukagjini ka adresuar pyetje edhe tek Policia e Kosovës, por nga ky institucion kanë thënë se i njëjti tashmë është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari në fjalë sipas procedurave të parapara të PK-së është suspenduar”, tha Policia e Kosovës.

Polica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet tjera rreth shkeljeve disiplinore të këtij zyrtari policor, ndërkohë që nuk ka mohuar se largimi i tij ka ardhur pas raportimit për pjesëmarrjen e tij në atë organizim.

Bile për ish-kryeshefin e IPK-së, Valdet Hoxha, pa raportimin e mediave, ky akt do mbetej i fshehur, përderisa thotë se pavarësisht gradave të gjithë duhet të përfundojnë njëjtë si Sinisa Vasiq, pas veprime të tilla.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se ky pjesëtar por edhe të tjerë që kanë cenuar në këtë formë shtetin e Kosovës duhet të largohen përfundimisht nga Policia.

Ngjarja e 26 shtatorit për të cilën Sinisha Vasiqi është përjashtuar nga polica erdhi si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë me 24 shtator, ku të vrarë mbetën 3 pjesëtarë të grupit që e komandonte Milan Radoiciqi.

Related posts

Rusia çon muzikantë në front të luftës për t’ua ngritur ushtarëve moralin

admin

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

admin

Hilli thotë se do të shohë se çfarë mund të bëjë ankesat e shqiptarëve në Luginë

rezart morina