RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katër anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze vriten në një sulm izraelit në Gaza

kater-anetare-te-gjysmehenes-se-kuqe-palestineze-vriten-ne-nje-sulm-izraelit-ne-gaza

Katër anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze u vranë në një sulm ajror izraelit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës sot, transmeton Anadolu.

Të katër humbën jetën kur një avion luftarak izraelit goditi një ambulancë në qytetin Deir al-Balah, tha në një deklaratë Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe.

Disa ambulanca dhe objekte të kujdesit shëndetësor u vunë në shënjestër të përsëritur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, tha Ministria palestineze të Shëndetësisë.

Izraeli ka sulmuar intensivisht enklavën palestineze që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 23.357 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 59.410 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në ofensivën e Hamasit.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe po përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz po jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po arrijnë të hyjnë në territor në krahasim me periudhën përpara fillimit të konfliktit.

Related posts

Irak, vritet një komandat lokal i milicisë pro-iraniane Hashd al-Shaabi në sulmin amerikan me dron

rezart morina

Bie edhe njësia B1 e KEK-ut, thellohet më shumë kriza energjetike

admin

“S’kemi plane për të shitur TikTok”- Miratimi i ligjit që ndalon rrjetin social në SHBA dhe afati 9 mujor, kompania: Kemi besim tek drejtësia

admin