RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Heqja e vizave për në Dubai – Ambasada e Kosovës në Emirate thotë se vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi

heqja-e-vizave-per-ne-dubai-–-ambasada-e-kosoves-ne-emirate-thote-se-vendimi-nuk-ka-hyre-ende-ne-fuqi

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani, ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

E Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, ka deklaruar se për datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi qytetarët do të informohen me kohë.

“Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës. Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do t’ju mbajë të informuar në kohë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka shtuar se deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e vendit tonë para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse.

Related posts

Uashingtoni paralajmëron armiqtë: Politika amerikane s’është një shenjë dobësie!

admin

Vuçiq: Mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve “Rafale”

RTI

Kryeministri holandez fiton garën për të kryesuar NATO-n

RTI