RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dragisha Milenkoviqit i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi

dragisha-milenkoviqit-i-vazhdohet-edhe-per-dy-muaj-paraburgimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin ish-gardianit serb Dragisha Milenkoviq.

Lajmin për teve1.info, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Dragisa Milenkovic është serbi i arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale, thotë se Milenkoviq, nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Çimburoviç, Bradiq dhe Iviq, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit, e pastaj kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte e shqelma.

Related posts

OKB: Përdhosja e objekteve fetare nuk duhet toleruar

Muhamet Ramadani

Iran – Të paktën 508 të vrarë gjatë protestave

admin

Shtëpia e Bardhë: Trump shpreson shumë se marrëveshja për Grenlandën do të finalizohet

Muhamet Ramadani