RTV AHIRETI
Kuzhinë

Kaçamak me kërpudha: Përgatitet për 20 minuta, është shumë i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm!

kacamak-me-kerpudha:-pergatitet-per-20-minuta,-eshte-shume-i-shendetshem-dhe-shume-i-shijshem!

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë…

Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë!

Përbërësit:

– 500 g kërpudha;
– 3 thelpinj hudhre;
– 50 g ullinj të gjelbër;
– 100 ml verë të kuqe;
– kripë, sipas shijes;
– piper, sipas shijes;
– ½ lugë e vogël rigon;
– 400 ml qumësht;
– 300 ml supë perimesh;
– 200 g miell për kaçamak;
– 100 g kaçkavall të grirë në rende.

Përgatitja:

Vloni qumështin dhe supën, shtoni miellin e kaçamakut dhe duke e përzier vazhdimisht zieni katër minuta, hiqeni nga shporeti dhe pastaj qitjani sipër kaçkavallin e grirë në rende.

Në vaj fërgoni kërpudhat, shtoni hudhrën, kur hudhra të krijojë aromë, qitjani verën e kuqe dhe ullinjtë dhe vlojeni dhjetë minuta.

Nga fundi shtoni erëzat dhe përzieni mirë. Qiteni kaçamakun në pjatë dhe qitni sipër salcën e kërpudhave.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

The post Kaçamak me kërpudha: Përgatitet për 20 minuta, është shumë i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pa gluten: Sallatë quinoa me brokoli dhe kungullesha

admin

Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

rezart morina

Pasi ta shikoni këtë video se si prodhohen, vështirë se do t’i konsumoni më salçiçet

admin