RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lëshohen më shumë se 50 raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit

leshohen-me-shume-se-50-raketa-nga-rripi-i-gazes-drejt-izraelit

Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 50 raketa u lëshuan drejt Izraelit nga Rripi i Gazës i cili ndodhet nën sulme intensive izraelite, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite thuhet se në jug të Izraelit janë aktivizuar sirenat për shkak të raketave të hedhura nga Gaza.

Autoritetet e qytetit Netivot, që ndodhet në afërsi të kufirit të Gazës, deklaruan se në zonë janë hedhur më shumë se 50 raketa.

Ndër të tjera njoftohet se një pjesë e madhe e raketave të hedhura u shkatërruan në ajër nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore.

Mediat izraelite kanë shkruar se dy nga raketat e lëshuara kanë goditur dy vende të ndryshme në rajonin Netivot dhe se nuk ka të plagosur.

Related posts

Filipinet nuk konsiderojnë aktivizimin e paktit të mbrojtjes reciproke me SHBA pas konfrontimit me Pekinin në Detin e Kinës Jugore

admin

Në kryeqytetet e rajonit me marshime dhe protesta shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Muhamet Ramadani

Rusia paralajmëron BE-në: Sanksionet e reja do të dëmtojnë ekonominë globale

admin