RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anëtari i kabinetit të luftës të Izraelit: Hamasi ende në këmbë dhe larg mposhtjes

anetari-i-kabinetit-te-luftes-te-izraelit:-hamasi-ende-ne-kembe-dhe-larg-mposhtjes

Anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Gideon Saar, tha se Hamasi është ende në këmbë dhe është larg mposhtjes, raporton Anadolu.

“Nëse dikush mendon se do të shfaqet ndonjë alternativë për sundimin e Hamasit ndërsa ai ende ekziston në Rripin e Gazës, kjo nuk do të ndodhë”, tha Saar.

Saar theksoi se administrata e Tel Avivit duhet t’u përmbahet qëllimeve të përshkruara në sulmet në Gaza, si “eliminimi” i Hamasit dhe kthimi i të burgosurve izraelitë.

Administrata izraelite, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka vendosur synime për “eliminimin” e Hamasit dhe kthimin e pengjeve izraelite në sulmet ndaj Gazës që filluan më 7 tetor.

Megjithëse kanë kaluar gati tre muaj e gjysmë nga fillimi i sulmeve, ka komente se Izraeli e ka të vështirë t’i arrijë këto synime.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA, Robert F. Kennedy Jr tërhiqet nga gara presidenciale! Ja cilin kandidat mbështet

admin

Marshime masive në Itali kundër dhunës ndaj grave

Muhamet Ramadani

Haxhiu për Projektligjin e Byrosë: Po bëhet rezistencë e madhe për të penguar reformat në drejtësi

admin