RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varroset në Prizren Elizabetë Poniku, zvicerania që e dha krejt pasurinë për UÇK-në

varroset-ne-prizren-elizabete-poniku,-zvicerania-qe-e-dha-krejt-pasurine-per-uck-ne

Sot në varrezat e fshatit Lubiçevë të Prizrenit, i është dhënë lamtumira e fundit, zviceranes, Elizabetë Poniku. Kjo e fundit dha gjithçka nga pasuria e saj në Zvicër, për të siguruar armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës. Por, pavarësisht kontributit të madh për UÇK-në, në varrim nuk u panë zyrtarë nga Komuna e Prizrenit e as nga OVL e UÇK-së në këtë qytet.

Lindi në Gansingen të Kantonit të Argaus.

Por, zviceranes, lamtumira e fundit po i jepet në Lubiçevë të Prizrenit.

Në këtë formë, me rite fetare islame, të mërkurën u varros, Elisabetë Poniku.

Por, kush ishte zvicerania e UÇK-së?

E bija e një legjionari e ushtaraku, Elizabeta, në vitet e ’90-ta në Zvicër, u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

Të dy, burrë e grua, ranë në kontakt me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër.

Në këtë formë, Elizabeta, u emërua edhe pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së, në Zvicër.

E në ditën kur i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes, Ahmeti Poniku, i kujton ditët e para të njoftimit më të.

“Ishte pak interesant, kishte një butik atje, tekstil dhe unë punoja aty, herë në të zezën herë në të bardhën, si të gjithë shqiptarët, dhe u njoftuam, me la shumë përshtypje, sinqeriteti i saj, shpirti luftarak, drejtësia dhe në fund doli që kishte pasur njohuri për shqiptarët, ilirët”, thotw Ahmet Poniku, bashkëshorti i Elisabetë Ponikut.

Por, në çfarë forme arriti Elizabeta ta ndihmonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

“Startoi me ndihma financiare, mandej plasën aksionet e para guerile ishte në ngjarje dhe i interesonte sigurimi i armatimeve, sidomos i armëve adekuate për luftën guerile….Elizabeta kurrë nuk ka marrë para nga fondet, por gjitha këto i ka bërë nga kontributi i vet, ose thënë ndryshe, nga xhepi i saj”, tregon ai.

Poniku për Tëvë1, e ka treguar edhe amanetin e fundit të Elizabetës.
“Ishte dëshira e fundit që të prehet këtu në jetën e amshueshme”.

E ish-eprori i UÇK-së, Liman Kryeziu, kujton kohën kur armatimi që Elizabeta e siguronte në Zvicër, arrinte në duart e ushtarëve të lirisë në Kosovë.

“Ajo ka qenë në diasporë atje i ka pasur udhëheqësit e saj, që kanë dhënë një kontribut të madh, si nga ana e organizimit luftarak , po ashtu edhe nga ana e armatimit, kështu që ne jemi furnizuar me armatim prej saj”, thotw Kryeziu

Nga Zvicra për varrimin e Elizabetës, erdhi edhe Milaim Tasholli.

Ky thotë se e ndjera, kishte dashuri të madhe për shqiptarët.

“Sot kam ardhur nga Zvicra në shenjë respekti për varrimin e motës, apo bashkëshortes së shokut tim, Ahmetit. Ishalla atë Allahu e mëshiron”, thotw Tasholli.

Për aktivitetin e saj, Elizabetë Poniku, së bashku me Murat Jasharin dhe disa veprimtarë të tjerë u burgosën me padi të prokurores zvicerane, Karla Del Ponte.
E pavarësisht se Elizabeta dha gjithçka nga pasuria e saj për UÇK-në, në varrimin e saj nuk u panë nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Prizren.

Madje këtu, prezent nuk ishin as zyrtarë nga Komuna e Prizrenit e as ata të nivelit qendror.

Related posts

IPK-ja thotë se Sabit Islami vdiq pasi plagosi veten gjatë të shtënave me Policinë

rezart morina

Mijëra izraelitë marshojnë kundër projektligjit për gjyqësorin

admin

OJQ amerikane brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi

admin