RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca do të prodhojë 72 sisteme artilerie ‘Caesar’ që do të dërgohen këtë vit në Ukrainë

franca-do-te-prodhoje-72-sisteme-artilerie-‘caesar’-qe-do-te-dergohen-kete-vit-ne-ukraine

Franca këtë vit do të prodhojë 72 sisteme artilerie ‘Caesar’ për Ukrainën, e cila po lufton kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në kryeqytetin Paris u zhvillua hapja e nismës së “koalicionit të artilerisë”, krijuar nën udhëheqjen e Francës dhe SHBA-së, me qëllim mbështetjen e ushtrisë ukrainase në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, duke folur në hapje ku përmes video-konferencës mori pjesë edhe homologu i tij ukrainas, Rustem Umerov, tha se gjashtë nga sistemet e artilerisë ‘Caesar’ të montuara në automjete taktike me rrota të prodhuara nga kompania shtetërore franceze e mbrojtjes ‘Nexter’ do të dërgohen në Ukrainë në javët e ardhshme.

Lecornu tha se kompania do të prodhojë 72 sisteme artilerie për Ukrainën këtë vit, 12 prej të cilave do të financohen nga Franca.

Related posts

“Mund të mos më shihni më kurrë”- Donald Trump paralajmëron vizitë në Springfield, qytetin për të cilin pretendon se emigrantët po hanë kafshë shtëpiake

admin

Këshilli zgjedhor turk: Nuk ka pasur raportime negative në raundin e dytë

admin

Hungaria merr presidencën e BE, Orban prezanton programin

admin