RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia e shqetësuar nga zhvillimet pas sulmit të Iranit në territoret e Irakut dhe Pakistanit

turqia-e-shqetesuar-nga-zhvillimet-pas-sulmit-te-iranit-ne-territoret-e-irakut-dhe-pakistanit

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se ndjen shqetësim nga zhvillimet e përshkallëzuara me sulmet e Iranit kundrejt territoreve të Irakut dhe Pakistanit, transmeton Anadolu.

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me zhvillimet e fundit në rajon. “Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet, të cilat filluan me sulmet e Iranit ndaj objektivave të caktuara në Irak, që më pas u zgjeruan me sulmet e Iranit ndaj disa objektivave brenda Pakistanit dje në mëngjes dhe të cilat u përshkallëzuan këtë mëngjes me sulmet e Pakistanit ndaj objektivave brenda Iranit”, thuhet në deklaratë.

Besohet se problemet duhet të zgjidhen me qasje miqësore dhe vëllazërore në bazë të respektimit reciprok për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve në kuadrin e parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar, kryesisht të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB), thuhet në deklaratën ku theksohet se urohet që të gjitha çështjet të zgjidhen me rrugë dialogu dhe bashkëpunimi pa kërcënuar më shumë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se “I bëjmë thirrje miqve dhe vëllezërve tanë, Iranit, Irakut dhe Pakistanit që të sigurojnë paqen me vetëpërmbajtje dhe sens të përbashkët. Republika e Turqisë është e gatshme të ofrojë kontribut dhe të ndajë përvojat e saj me vendet e rajonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me rrugë paqësore”.

Related posts

Të akuzuar për dhunë s*ksuale nga katër gra, Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohet në Rumani me kërkesë të autoriteteve britanike

admin

Biden: Ndihma humanitare në Gaza nuk është aspak e mjaftueshme

admin6

India dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Alaskë

admin