RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Që nga tetori mbi 10 mijë të vaksinuar në Prishtinë, s’ka efekte anësore

qe-nga-tetori-mbi-10-mije-te-vaksinuar-ne-prishtine,-s’ka-efekte-anesore

Që nga tetori e deri më sot, 10 mijë e 500 qytetarë janë vaksinuar nga gripi sezonal. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla.

Sveçla ka thënë se vaksinat mund të merren edhe të moshuarit e personat me sëmundje kronike.

“Gjendemi ne mesin e epidemisë së gripit. Interesimi si ma herët nuk është dikun 10. 500 qytetarë janë të vaksinuar mirëpo meqenëse është gripi tashti do të thotë interesimi është në rritje për vaksina”, u shpreh Sveçla.

Ai tregoi edhe për grupmoshat që mund t’i marrin këto vaksina, teksa tregoi edhe për personat që u ndalohet marrja e këtyre vaksinave.

“Vaksina nuk ka efekte anësore mirëpo vaksinën nuk munden me marr njerëzit që kanë alergji në komponentë të proteinave të pulës ose në vezë, fëmija nën 6 muaj dhe njerëzit që janë veç me grip ose kanë simptoma të gripit temperaturë të lartë duhet të presin, mirëpo është mirë që para se të vinë të marrin vaksinë të konsultohen me një mjek këtu në QKMF”, u shpreh ai, teksa bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksina kemi, duhet të rritët numri meqenëse njerëzit e vaksinuar përpos që e mbrojnë vetën e mbrojnë edhe rrethin nuk munden me i përhap gripin”, deklaroi ai.

Related posts

Kurti fishkëllehet gjatë fjalimit për rininë

rezart morina

Forcat iz’raelite arrestuan 35 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina

Kurti për NYT: Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

admin