RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë, të paktën 47 persona të bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjes së dheut

kine,-te-pakten-47-persona-te-bllokuar-nen-rrenoja-pas-rreshqitjes-se-dheut

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja pasi dhjetëra persona u bllokuan në rrëshqitjen e dheut që goditi provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan herët mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Të paktën 47 persona u bllokuan pas rrëshqitjes së dheut që goditi fshatin Liangshui në qytetin Zhaotong, sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.

Presidenti kinez, Xi Jinping, urdhëroi një operacion kërkim-shpëtimi të plotë të njerëzve të zhdukur nga rrëshqitja e dheut.

Më shumë se 200 shpëtimtarë, të mbështetur me makineri dhe makina të zjarrfikësve, po kërkojnë në rrënoja për të zhdukurit

Videot e mediave lokale tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar mes shtëpive dhe ndërtesave të shembura, ndërsa më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga rajoni.​​​​​​​

Related posts

Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake

Kushtrim Guraj

“Alexey Navalny, sfidant deri në frymën e fundit”- Rrëfimi i rrallë i liderit opozitar rus brenda qelisë ku ndërroi jetë: Unë nuk besoj te vdekja, më trishton shumë mungesa e…

admin

Erdogan: Ata që janë përgjegjës për vdekjet pas tërmeteve do të mbajnë përgjegjësi – VIDEO

Muhamet Ramadani