RTV AHIRETI
Shëndetësi

Stomaku bosh? Ushqimet që nuk do ju bëjnë të ndiheni fajtorë

stomaku-bosh?-ushqimet-qe-nuk-do-ju-bejne-te-ndiheni-fajtore

Uria nuk është e lehtë për t’u përballuar, megjithatë mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura. Zbuloni ushqimet që janë miq të dietës dhe humorit të mirë.

-Mos harroni kurrë karbohidratet! Buka integrale në mëngjes, me pak reçel, mundësisht të bërë vetë, do të ishte ideale për të nisur ditën.

-Gjithashtu mjalti, një ushqim mjaft i çmuar, ia aftë për të rritur aktivitetin e trurit dhe nivelin e serotoninës, hormoni që rregullon lumturinë dhe mirëqënien.Përdoreni për të ëmbëlsuar çajin për shembull, sidomos atë të darkës.

-Pijet vegjetale që mund të jenë mjaft të mira dhe për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Janë perfekte pasi keni kaluar një ditë të gjatë të lodhshme. Pini lëngun e arrës së kokosit, bajameve, sojës, orizit apo tërshërës pasi janë perfekte. Ndjesia e stomakut bosh do ju largohet dhe ju ndihmon të flini më të qetë.

-Tërshëra në një tas me qumësht në mëngjes janë mjaft të shijshme. Ato janë aleate të mirëqënies, pasi favorizojnë në mënyrë natyrale largimin e toksinave, normalizojnë florën e zorrëve dhe shtojnë në kohë ndjesinë e ngopjes.

-Veza së fundmi po zë një vend kryesor në dieta. E pasur me proteina, vezët të ngopin pavarësisht se kanë shumë pak kalori, rreth 60 për një vezë. Mjaft e mirë për t’u konsumuar në mëngjes, ose me sallata.

-Frutat e thata të pasura me kripëra minerale, vitaminë E dhe yndyrna përmirësojnë aktivitetin e tretjes. Mirë dhe të çmuar, më mirë të bëni një stok të mirë!

Related posts

Shenjat që ju jep trupi kur vuani nga stresi

Muhamet Ramadani

Të mira për tretjen, lëkurën, ulin sheqerin dhe presionin e gjakut – dobitë e shumta nga kumbullat

admin

E qara e foshnjës rrit tensionin dhe temperaturën tek të rriturit

Muhamet Ramadani