RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat e para të autizmit, që kur fëmija është 6 muajsh

shenjat-e-para-te-autizmit,-qe-kur-femija-eshte-6-muajsh

Sipas hipotezës së disa kërkuesve amerikanë, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Dihet që shenjat e fëmijëve autikë janë vështirësi në ndërveprimin me të tjerët, nuk përfshihen me bashkëmoshatarët, kanë dëmtim jo-verbal të sjelljes (shikimin e drejtpërdrejtë, shprehjen e fytyrës), nuk i ndajnë emocionet dhe ndjenjat me ata që janë përreth tyre. Një studim i kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara sugjeron që shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë të dukshme në moshën 6 muajshe.

Shkencëtarët vëzhguan sjelljen e fëmijëve 6 muajsh teksa shikonin video. Disa prej tyre flisnin, buzëqeshnin, ndërsa disa të tjerë mbetën pa bërë asnjë shprehi dhe reagim.

Rreth 2 vjet e gjysmë më vonë, fëmijët që nuk kishin reaguar gjatë videove, u diagnostikuan me autizëm. Këto shenja të hershme mund të jenë të dobishme për të parashikuar diagnozën e autizmit, e cila sot nuk përcaktohet saktësisht para vitit të tretë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai.

Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Në botë një fëmijë në 88 vuan prej autizmit, me një përhapje më të gjerë te meshkujt.

Related posts

​Lakra ka efekt parandalues kundër kancerit

admin6

Fëstekët e arrat reduktojnë rrezikun nga sulmi i zemrës për 33%

admin

Kolla mund të jetë një simptomë e sëmundjes së zemrës: Kur duhet të shkoni te mjeku

admin6