RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

vrasja-e-18-vjecarit-ne-podujeve,-nga-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva.

Lajmin për teve1.info e konfirmoi zëdhenësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Derisa pas këtij vendimi të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, 18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Lidhur me rastin, në raportin ditor Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Derisa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.

Bulliqi gjatë mbledhjes tha se në lidhje me rastin, organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre.

Related posts

Tri raste të dhunimit në 24 orët e fundit në Kosovë

admin

50 vendet ku shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

admin

Turqi, do të fiken dhe ndizen dritat në solidarizim me fëmijët në Palestinë

admin