RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

vrasja-e-18-vjecarit-ne-podujeve,-nga-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva.

Lajmin për teve1.info e konfirmoi zëdhenësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Derisa pas këtij vendimi të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, 18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Lidhur me rastin, në raportin ditor Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Derisa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.

Bulliqi gjatë mbledhjes tha se në lidhje me rastin, organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre.

Related posts

Kryeministrja britanike Truss: Jam sioniste e madhe dhe mbështetëse e Izraelit – VIDEO

admin

Tetë persona të vrarë nga sulmet ruse në qytetin ukrainas

admin

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

admin