RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci e Jashari pjesë të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

maqedonci-e-jashari-pjese-te-takimit-te-grupit-te-kontaktit-per-mbrojtjen-e-ukraines

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, morë pjesë virtualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

Maqedonci tha se fokus i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni.

Derisa theksoi se 54 shtete anëtare të këtij grupi, përfshirë Kosovën konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus.Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund”, tha Maqedonci në Facebook.

Related posts

Zhduket në ishullin grek prezantuesi i njohur i BBC! Publikohet fotoja e fundit e tij gjatë pushimeve! Kërkimet me dron dhe helikopter

admin

ECOWAS-i takohet me presidentin Mohamed Bazoum

admin

Jeremiq reagon ndaj Vuçiqit, thotë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është tradhti

Muhamet Ramadani