RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

ECOWAS-i takohet me presidentin Mohamed Bazoum

ecowas-i-takohet-me-presidentin-mohamed-bazoum

Një delegacion nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i kryesuar nga ish-kreu i shtetit të Nigerisë, gjenerali Abdulsalami Abubakar, është takuar për herë të parë, të shtunën, me udhëheqësin e juntës së Nigerit.

Abubakar ka zhvilluar takim të ndarë me gjeneralin Abdourahmane Tchiani, kreun e juntës e më pas edhe me presidentin e rrëzuar të vendit, Mohamed Bazoum.

Takimet qenë vazhdimësi e përpjekjeve të përfaqësuesit special të OKB-së për Afrikën Perëndimore dhe Sahelin, Leonardo Santos Simao, për pajtim.

Të shtunën vonë, kreu i juntës, Tchiani ka thënë se junta do ta kthejë vendin në sundim civil brenda tri vjetëve. Ai nuk dha detaje mbi planin, por vetëm ka thënë se parimet e tranzicionit do të vendoseshin brenda 30 ditëve në një dialog që do të organizohej nga junta. Ushtarët kryengritës në Niger janë nën presionin e sanksioneve rajonale pasi ata po refuzojnë të lirojnë dhe rikthejnë në detyrë presidentin e vendit, të cilin e rrëzuan gati një muaj më parë, derisa kishin frikë nga sulmet nga Franca, bëri të ditur një zyrtar.

Related posts

SpaceX lëshon për herë të tretë drejt hapësirës raketën më të fuqishme në botë, Elon Musk: Starship do ta bëjë jetën shumëplanetare

admin

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi rritet në 1.953

RTI

Studentëve u dalin 100 eurot nga Qeveria, si mbështetje për inflacionin

admin