RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ballkani po armatoset: Vendet e rajonit me furnizime ambicioze në mbrojtje

ballkani-po-armatoset:-vendet-e-rajonit-me-furnizime-ambicioze-ne-mbrojtje

Në mesin e luftërave nëpër botë, pasigurisë gjithnjë e më të madhe dhe tensioneve në rritje në rajon, vendet e Ballkanit së fundmi kanë rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtje. Në të gjitha vendet e rajonit, shpenzimet për mbrojtje janë në rritje nga viti në vit, ndërsa disa prej tyre kanë bërë hapa të rëndësishëm për të furnizuar ushtrinë.

Kosova pajiset me 246 raketahedhës Javelin

Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për blerjen e 246 raketahedhësve anti-tank të tipit Javelin FGM-148F nga ShBA-ja, me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Administrata amerikane e ka miratuar në parim shitjen potenciale, e cila do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë, ndërsa duhet të merret drita jeshile edhe nga Kongresi.

Sipas raportimeve, Kosova ka kërkuar të blejë edhe armë të tjera nga ShBA-ja përveç Javelin, por deri tani nuk specifikohet se për çfarë bëhet fjalë.

Shqipëria u furnizua me dy helikopterë Black Hawk

Shqipëria i ka shtuar Forcës Ajrore dy helikopterë shumëfunksionalë të prodhimit amerikan Black Hawk UH-60.

Me to synohet të rritet aftësia e ushtrisë për evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Shqipëria ka bërë gjithashtu investime të tjera të rëndësishme në mbrojtje viteve të fundit. Ndër to është ndërtimi i Bazës Ajrore të Kuçovës, një projekt i rëndësishëm në partneritet me NATO-n.

Serbia blen 11 helikopterë luftarakë MI-35P

Në fund të vitit që lamë pas, Serbia pranoi dërgesën e 11 helikopterëve luftarakë MI-35P të prodhimit rus, të blerë nga Administrata Greke e Qipros.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se me këta helikopterë, aftësitë luftarake të ushtrisë serbe janë rritur ndjeshëm, ndërsa paralajmëroi investime të tjera në mbrojtje.

Me dërgesën e fundit, Serbia e rriti numrin e helikopterëve në shërbim të ushtrisë në më shumë se 60 gjithsej.

Serbia gjithashtu ka blerë së fundmi 2 avionë transportues CASA C-295, avion taktik që shërben për transportin e ushtarëve dhe mjeteve i prodhuar nga prodhuesi spanjoll CASA.

Kroacia furnizohet me 12 avionë luftarakë Rafale

Në vitin 2023 Kroacia mori një nga 12 avionët luftarakë Rafale të prodhimit francez. Porosia e plotë pritet të përmbushet deri në vitin 2025, me një investim qindra milionësh nga kroatët.

Rafale është avion luftarak shumërolësh i gjeneratës 4,5+ me dy motorë binjakë, i prodhuar nga Dassault Aviation.

Me blerjen e 12 avionëve të tillë, Kroacia bëhet fuqi rajonale në aspektin e aviacionit luftarak dhe supremacionit ajror.

Related posts

Sulmuesi i xhamisë në Kanada dënohet me 8 vjet burg

rezart morina

Raporti i Komisionit Evropian: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

admin

Aeroplani i 18-të Saudit i ndihmave me pajisje mjekësore për viktimat e tërmetit arrin në Turqi

rezart morina