RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Tel Avivi kërkon zgjidhje politike me Libanin”

“tel-avivi-kerkon-zgjidhje-politike-me-libanin”

Izraeli po përpiqet të arrijë zgjidhje politike me Libanin për të shmangur konfliktin ushtarak, raportuan mediat izraelite të martën, transmeton Anadolu.

“Tel Avivi preferon diplomacinë në vend të luftës me Libanin, sepse edhe nëse i drejtohemi zgjidhjeve ushtarake, në fund do të kemi armëpushim”, citoi media izraelite Channel 14 të këtë thënë ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant gjatë një takimi me kryetarët e qyteteve dhe lagjeve pranë kufirit libanez.

“Izraeli nuk ka ndërmend të qëndrojë në Liban dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të arrijmë një armëpushim edhe pa luftuar”, tha Gallant.

Ai vuri në dukje se nëse nuk arrihet zgjidhje politike, “Izraeli ka opsione të tjera”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë takimit tha se qeveria izraelite do të ndajë 3.5 miliardë shekelë (930 milionë dollarë) për të ndihmuar zhvillimin e Izraelit verior, sipas Channel 14.

Netanyahu paralajmëroi për dhënien e deklaratave për kthimin e mundshëm të izraelitëve në veri, duke theksuar se “çdo fjalë për të konsiderohet informacion për armikun”.

Të paktën 60.000 izraelitë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetet pranë kufirit libanez që nga 8 tetori.

Tensionet në kufirin Izrael-Liban shpërthyen pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë afro 25.500 palestinezë që nga 7 tetori.

Related posts

Raketa Karaok e Turqisë gati për lëshim: Ajo që e bën “Shigjetën e Zezë” kaq vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”- Paralajmërimi i kreut të kundërzbulimit në Poloni: Rusia mund të hyjë në këto dy shtete

admin

Organizatat ndërkombëtare në të cilat u anëtarësua deri tani Kosova dhe cilat i synon

Muhamet Ramadani