RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, përfundon trajnimi i FSK-së me instruktorët e ushtrisë turke

kosove,-perfundon-trajnimi-i-fsk-se-me-instruktoret-e-ushtrise-turke

Në Babaj të Bokës, në komunën e Gjakovës, ka përfunduar trajnimi “Harr 66” i realizuar nga instruktorët e ushtrisë turke me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ky trajnim një javor u mbajt në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së.

“Trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K), ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitje reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi”, njofton ministria.

Po ashtu theksohet se në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin edhe shefi i shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, nënkolonel Jaser Mulla, instruktorë dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk.

Related posts

Morën kryesinë e Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S’mund të ketë fitues të një lufte bërthamore

admin

Balluku: Shqipëria, Gjermania dhe Franca marrëveshje për fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik

rezart morina

Qeveria e Kosovës pagoi mbi 76 mijë euro paga për 20 pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” gjatë vitit 2022

admin