Departamenti amerikan i Shtetit miratoi të premten shitjen në pritje prej 23 miliardë dollarësh të avionëve F-16 dhe seteve të modernizimit në Turqi, duke i dërguar një njoftim zyrtar Kongresit, transmeton Anadolu.
Miratimi erdhi pasi Turqia paraqiti dokumentet lidhur me protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO pasi ai u ratifikua të martën nga parlamenti turk.
Turqia i bëri një kërkesë SHBA-së në tetor 2021 për të blerë avionin e modelit më të fundit F-16 Block 70, si dhe 79 sete modernizimi për të përmirësuar F-16-tët e mbetura në nivelin Block 70.
Departamenti i Shtetit njoftoi zyrtarisht Kongresin janarin e kaluar për shitjen e avionëve luftarakë F-16, por ligjvënësit kryesorë në Capitol Hill janë zotuar të anulojnë marrëveshjen për shkak të disa kërkesave, duke përfshirë kushtëzimin e blerjes me miratimin e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kongresi ka të drejtë të kundërshtojë përcaktimin e Departamentit të Shtetit brenda 15 ditëve të punës për miratimet e shitjes për anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Turqinë, anëtare e aleancës për më shumë se 70 vjet.
Kryetari i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Ben Cardin, tha në një deklaratë të premten se do të lejojnë shitjen pas ratifikimit nga Ankaraja të pranimit së Suedisë në NATO.
Senatori Jim Risch, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, tha në fund të tetorit se do të hiqte dorë nga kundërshtimi i tij ndaj shitjes pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dha dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO.