RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite intercepton 4 dronë brenda 2 orësh mes përshkallëzimit të situatës

arabia-saudite-intercepton-4-drone-brenda-2-oresh-mes-pershkallezimit-te-situates

Arabia Saudite njoftoi të enjten në mbrëmje se mbrojtja ajrore ka interceptuar dhe shkatërruar katër dronë në Provincën Lindore brenda një periudhe prej dy orësh, ndërsa sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit vazhdojnë të intensifikohen, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes tha se dronët u rrëzuan në operacione ajrore të ndara.

Nuk u raportuan viktima apo dëme materiale.

Sulmi erdhi disa orë pasi ministria kishte njoftuar se tri dronë ishin rrëzuar në të njëjtën zonë.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, duke thënë se këto sulme kanë në shënjestër “asetet ushtarake amerikane”.

Related posts

Presidenti i Irakut: Të ulen tensionet në Lindjen e Mesme!

admin

Vrasja e Selavdi Shehaj në plazh/ U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, autoritetet italiane urdhër arrest për trafikantin shqiptar të drogës, Altin Sinomati

admin

Presidenti Erdogan priti presidentin e SHBA-së, Trump me ceremoni zyrtare të nivelit “A+” në Ankara

RTI