RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

leposaviq,-nje-kosovari-i-shkruhen-mesazhe-kercenuese-ne-gjuhen-serbe-ne-veturen-e-tij

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë shkruar fjalë kërcënuese në veturën e tij, në gjuhën serbe.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore

Related posts

Vaksina e kombinuar kundër koronavirusit dhe gripit e kompanisë Moderna merr miratim në Evropë

Irfan Jahiu

Imami nga Drenasi lë xhaminë dhe hyn në politikë, i bashkohet Vetëvendosjes. Debate në Kosovë

admin

Dy të vdekur nga sulme izraelite në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

RTI