RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk priti në takim zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit

ministri-i-jashtem-turk-priti-ne-takim-zevendessekretaren-amerikane-te-shtetit

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan priti sot zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit dhe nënsekretaren për çështje politike Victoria Nuland, transmeton Anadolu.

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yıldız, tha në “X” se dy zyrtarët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Nuland erdhi në Türkiye me ftesë të Burak Akçapar, po ashtu zëvendësministër i Jashtëm i Turqisë, në kuadër të Mekanizmit Strategjik Turqi-SHBA.

Në konsultimet gjithëpërfshirëse që do të zhvillohen gjatë takimit të Mekanizmit Strategjik, do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për marrëdhëniet Turqi-SHBA.

Related posts

Reagime pas vendimit për t’i hapur rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

admin

FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, ai duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (Dokument)

admin

Rritet numri i të paraburgosurve me probleme mendore

admin