RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit izraelitë bllokojnë sërish kamionët me ndihma për në Gaza

protestuesit-izraelite-bllokojne-serish-kamionet-me-ndihma-per-ne-gaza

Qindra protestues izraelitë të dielën bllokuan kamionët me ndihma për në Gaza përmes kalimit Kerem Shalom, duke kërkuar që pengjet e mbajtura në Gaza të lirohen përpara se të dërgohet ndonjë ndihmë tjetër në Rripin e Gazëa.

Protestat kanë vazhduar prej ditësh dhe janë organizuar nga familjet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza. Të dielën, protestuesit përsëri bllokuan autokolonat pavarësisht nga pritshmëria që policia izraelite do të pengonte protestat për të lejuar funksionimin e kalimit.

Kamionët me ndihma megjithatë, mbeten të parkuar disa qindra metra larg protestuesve.

Të mërkurën, vetëm nëntë kamionë kaluan në Gaza përmes Kerem Shalom për shkak të protestave, ndërsa kalimi mbeti i mbyllur të enjten dhe të premten për shkak të protestuesve që bllokuan hyrjen, sipas Koordinatorit të Aktiviteteve Qeveritare të Izraelit në Territore (COGAT). Kufiri u mbyll të shtunën për Shabbat.

Të dielën e kaluar, 139 kamionë me ndihma u inspektuan dhe kaluan përmes Kerem Shalom, sipas COGAT.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) të shtunën paralajmëroi për pasojat e rënies së aksesit humanitar në pjesë të Gazës dhe bllokimin e ndihmave në vendkalim.

“Paaftësia për të dërguar ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore do të përkeqësojë situatën tashmë të rëndë humanitare të atyre që kanë nevojë për ndihmë,” tha OCHA në një deklaratë. /abcnews

Related posts

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

admin

He’zbollahu thotë se ka lëshuar më shumë se 320 ra’keta në drejtim të Iz’raelit

Muhamet Ramadani

Katër të vr’arë në Libanin jugor nga sulmet iz’raelite në shkeljen e fundit të ar’mëpushimit

admin