RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit shënjestruan një anije amerikane në Gjirin e Adenit

huthit-shenjestruan-nje-anije-amerikane-ne-gjirin-e-adenit

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar me raketa një anije të marinës amerikane në Gjirin e Adenit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në deklaratën e tij në platformën e mediave sociale X dha informacione për sulmin e kryer nga forcat e Huthive në Gjirin e Adenit në jug të Jemenit.

Ai tha se kanë shënjestëruar anijen e marinës amerikane “Lewis B Puller” me një “raketë të përshtatshme detare”. Saree deklaroi se sulmi në fjalë është kryer për të mbështetur popullin palestinez dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit.

“Detyrat e anijes përfshijnë ofrimin e mbështetjes logjistike për forcat amerikane që marrin pjesë në sulmin ndaj vendit tonë”, tha ai.

Saree theksoi se ata do të vazhdojnë të bllokojnë anijet që i përkasin Izraelit ose që shkojnë në portet izraelite derisa të ndalojnë sulmet në Gaza dhe të hiqet bllokada.

Related posts

Kryediplomati i Venezuelës falënderon Turqinë për mbështetjen pas tërmeteve

Hevzi

Australi, policia ndërhyn me gaz ndaj pr’otestës në mbështetje të Pa’lestinës

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë në kampin e refugjatëve Al-Far’a në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani