RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani ekzekuton 4 persona të cilët u akuzuan se spiunonin për Izraelin

irani-ekzekuton-4-persona-te-cilet-u-akuzuan-se-spiunonin-per-izraelin

Katër persona të dënuar me vdekje u ekzekutuan nën akuzën se spiunonin për Izraelin, transmeton Anadolu.

Ata u gjykuan me akuzën se vepronin në emër të shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Muhammed Feramerzi, Muhsin Mazlum, Vefa Azerbar dhe Pejman Fatihi janë ekzekutuar në mëngjes.

Më tej thuhet se personat, të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës kundër regjimit Komala, u infiltruan në Iran nga Iraku verior dhe u arrestuan ndërsa përgatitnin një plan për të sulmuar një objekt të industrisë së mbrojtjes në Isfahan.

Katër personat u dënuan me vdekje më 18 shtator të vitit të kaluar.

Related posts

OBSH: Spitali Nasser ‘jashtëzakonisht i mbingarkuar’ mes valës së të pla’gosurve

rezart morina

Përm’bytje masive në juglindje të Zvicrës, 3 të zhdukur

admin6

Raporti i qeverisë gjen “racizëm sistematik” në Zvicër

rezart morina